Urdhëri/ Ndalohet cigaria për të arrestuarit në komisariate
Aktualitet E Hënë, 12 Korrik 2021 06:08
Një urdhër i Drejtorisë së Policisë Tiranë parashikon që të gjithë të paraburgosurve, t’ju ndalohet konsumimi i cigareve në qeli.
Deri më tani të shoqëruarit në komisariate e Tiranës, apo në drejtorinë e Policisë Tiranë, u lejohej konsumi i cigares, por urdhri më i fundit që mban firmën e Ardi Veliut, parashikon se asnjë person nuk mund të konsumojë cigare.

