Urdhri i Psikologut, 69 psikologë në shërbim të qytetarëve – 200 telefonata në pak ditë, dominon Tirana, Shkodra dhe Vlora

Urdhri i Psikologut, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se platforma e shërbimit “Psikologët shqiptarë online” ka realizuar 200 telefonata dhe konsulta në të gjithë Shqipërinë, në pak ditë.

“Numrin më të lartë të kërkesave për konsulta online në total e ka pasur Tirana, me 57%, Shkodra, me 29% dhe Vlora 14%” shkruhet në njoftimin zyrtar.

Përsa i përket moshës mesatare të njerëzve që kanë kërkuar konsulta, ajo është 33 vjeç, ku 75% janë vajza dhe gra, ndërsa 25% djem dhe burra.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë psikologjike që po përjetojmë, ndaj inkurajojmë çdo qytetar të vazhdojë të kërkojë konsultimet pa pagesë me psikologët nga ora 10.00-12.00 dhe 17.00-19.00 nga e hëna në të shtunë” sqarohet më tej në njoftim.

Po ashtu, Urdhri i Psikologut ka bashkangjitur listën me 69 emrat e psikologëve, me numrin e kontaktit dhe qarkun përkatës, për të gjithë ata që kanë nevojë për një konsultë./ SCAN

SHKARKO APP