Urë e re për banorët në Librazhd, Xhaçka: FA në krye të detyrës

Shumica më e madhe e trupave të ushtrisë shqiptare është angazhuar për të përballuar dhe menaxhuar situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo nuk ka penguar që një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33m të gjatë mbi lumin Shkumbin.

Përmes një postimi në facebook, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka sqaron se ura që është ndërtuar nga xhenierët e FA, do të lehtësojë lëvizjen e qindra banorëve të fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd.

“Ndërkohë që pjesa më e madhe trupave janë të angazhuar për përballimin e pasojave të tërmetit, një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33m të gjatë mbi lumin Shkumbin, e cila do të lehtësoje ndjeshëm lëvizjen për qindra banorët e fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd. FA në krye të detyrës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?