Urgjenca Kombëtare bën bilancin e 2020: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat

Urgjenca Kombëtare ka bërë bilancin e vitit 2020 duke nxjerrë shifrat që nxjerrin se numri i viktimave nga aksidentet është shumë shqetësues.

Për 2020, në Shqipëri ndodhën plot 6 mijë e 248 aksidente rrugore me 159 viktima, kurse nga pandemia kanë vdekur 1 mijë e 261 pacientë.

Kryesimin për aksidentet e mban Tirana ndjekur nga Vlora, Durrësi e Korcca. Urgjenca bën thirrje që që drejtuesit të ecin më me kujdes me automjet e tyre dhe ka ardhur koha t’i jepet fund humbjes së jetës për shkak të shkeljeve të qarkullimit rrugor.

STATUSI NGA URGJENCA KOMBËTARE

KUJDES: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!

👉 Aksidentet rrugore janë “VRASËSE”  ‼️ 6248‼️ Aksidente rrugore janë regjistruar gjatë vitit 2020 në të gjithë vendin tonë.

👉 Viti që sapo iku, ishte një vit i vështirë. Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën  1261 persona.

👉 Ndërsa nga aksidentet rrugore fatkeqësisht kanë humbur jetën  159 persona.

👉 Edhe pse gjatë vitit 2020 kemi patur shpesh edhe kufizim lëvizje numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.

👉 Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj.

👉 Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ju mban vazhdimisht të informuar mbi aksidentet rrugore dhe ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

👉 Aksidentet sipas qarqeve:

📌Tiranë: 2631 aksidente.

📌 Durrës: 576 aksidente.

📌 Berat: 328 aksidente.

📌Elbasan: 458 aksidente.

📌Fier: 442 aksidente.

📌 Gjirokastër: 167 aksidente.

📌 Korçë: 359 aksidente.

📌Kukës: 50 aksidente.

📌Lezhë: 297 aksidente..

📌 Shkodër: 85 aksidente.

📌 Vlorë: 803 aksidente.

📌Dibër: 52 aksidente.

‼️Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.

👉Ka ardhur koha ti themi STOP humbjes së jetës për mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor!

‼️ KUJDES: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!
👉 Aksidentet rrugore janë “VRASËSE” ‼️ 6248‼️…

Pubblicato da Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore su Venerdì 15 gennaio 2021

SHKARKO APP