Urgjencat kirurgjikale tek Spitali i Traumës, Manastirliu: Po bëhemi gati për spitalin e dytë Covid
Nga dita e sotme ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje do të kryhen në Spitalin e Traumës dhe aty do të shërbejnë edhe mjekë e anestezistë të Spitalit Universitar Nënë Tereza.
Ministrja Ogerta Manastirliu tha sot se Spitali i Traumës është mobilizuar i gjithi në funksion të pritjes së kirurgjive të urgjencës dhe është përforcuar me mjekë e infermierë, me një listë që do shtohet dita ditës sipas nevojës.
Ne po bëhemi gati edhe për të hapur spitalin e dytë Covid, “Shefqet Ndroqi” ku dhe aty po bëhet organizim i mirëfilltë për burimet njerëzore që do shtohen dhe gjithë organizimit për t’i bërë ballë këtij infeksioni e për të organizuar punën që të kemi sa më pak përhapje e të ruajmë burimet tona njerëzore”.