Urgjencat kirurgjikale, zbulohet plani për dimrin
Operacionet urgjente të QSUT dhe Sanatoriumit, tashmë do të kryhen në Spitalin e Traumës në Laprakë. Me fillimin e virozave dhe praninë e koronavirusit, qendra spitalore “Nënë Tereza” është planifikuar për të përballuar një fluks të shtuar pacientësh kurse në Spitalin Ushtarak, veç traumave, mjekët aktualë do të kryejnë dhe urgjencat kirurgjikale.
Me fillimin e pandemisë në Spitalin e Traumës janë kryer mbi 500 operacione në muaj, përfshirë edhe traumat. Për drejtuesit e Spitalit Ushtarak, kjo është ngarkesë e shtuar ndaj sipas tyre nevojitet staf ndihmës dhe pajisjet e tjera mjekësore.
Aktualisht, në Spitalin e Traumës nuk ka staf të infektuar me koronavirus dhe urgjencat kirurgjikale konsiderohen raste pozitiv dhe stafi mjekesor ndjek protokollin e veçantë për t’u mbrojtur nga infektimi. Për ndërhyrjet e planifikuara, pacienti i nënshtrohet kontrolleve edhe për Covid-19.