Urimi i një nëne politikane për djalin e saj që mbushi 18 vjeç
Nga Monika Kryemadhi.
Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjeç!
Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve.
Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas.
Të dua Besar!
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1603614496417953/
KOHA JONË SONDAZH

