Urimi i veçantë i Veliajt për administratoren që po e kalon ditëlindjen duke çuar pakot ushqimore në çdo shtëpi të moshuarish të vetmuar
Shumëkush do të kishte zgjedhur që në këtë periudhë të vështirë për këdo të qëndronte pranë familjes, por këtë luks nuk e kanë ata që janë çdo ditë në shërbim të komunitetit.
I tillë është edhe rasti i administratores së Njësisë Nr.4 në kryeqytet, e cila ndonëse sot ka ditëlindjen, që në orët e para të mëngjesit po vijon punën bashkë me ekipin e saj për të shpërdarë pakot ushqimore në çdo banesë të moshuarisht të vetmuar duke filluar nga Kinostudio e Alliasi e deri tek Bregu i Lumit.
Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj I cili e ka falenderuar për përkushtimin ndaj punës dhe ndihmës për komunitetin. “Liri Qoshi është administratorja e Nj. 4. Liria ka sot ditëlindjen. ??Po e kalon ditëlindjen duke çuar pakot ushqimore të Bashkisë së Tiranës në çdo shtëpi të moshuarish të vetmuar në njësinë e saj – Kinostudio, Allias, Bregu i Lumit. Të duam shumë Liri, Zoti të bekoftë”, shkruan Veliaj.