Ushqime deti, verë dhe siguri: Rama merr pjesë në darkën e “Bild”, lihen pas padia dhe akuzat për dosjen “339”

Kryeministri Rama mori pjesë në darkën tradicionale të shtruar nga gazeta gjermane “Bild” sëbashku me mjaft personalitete të tjerë si Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, bosi i Facebook dhe Instrgram apo Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Në një shkrim në lidhje me këtë darke, “Bild” thekson se ajo kishte ushqim të bollshëm, verë dhe mjaft siguri, shkruan abcnews.al.

Dy ditë më parë, Rama publikoi foto me pronarin e Facebook Mark Zuckenberg, e cila duket se është shkrepur pikërisht këtu.

Prania e kryeministrit Rama në këtë darkë është më tepër se simbolike pasi mes tij dhe “Bild” pati debate pas publikimit të përgjimeve të dosjes “339”. Madje, Rama tha se do të bënte padi ndaj gazetarit që i publikoi.

Lexoni shkrimin e plotë të “Bild

Birrë e shërbyer në gota të akullta prej guri, rafte me midhje, kërmij, karkaleca e verë të bardhë, dhe shumë kohë për biseda personale midis CEO-ve, kryeministrave, ministrave, presidentëve të shteteve.

Kjo ishte ‘Ushqim deti dhe Siguri’, darka tradicionale e ‘BILD’ për konferencën e sigurisë së Mynihut në restorantin e ndriçuar nga shandanët, ‘Chez Fritz’.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri shaka në lidhje me kostumet e tij:‘Herën e parë që kisha kostum ishte gjatë pagëzimit, të dytin për martesë dhe kisha menduar se kostumin e tretë do e kisha në varrimin tim, por tani më duhet t’i mbaj veshur këto gjëra të mallkuara çdo ditë’.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ishte bashkë me bashkëshorten e tij, Sekretari amerikan i Energjisë, Dan Brouillette, rrëfeu sesi në vitet ’80 kishte qenë ushtar në pikën e kontrollit Charlie në Berlin.

Gjeniu i Facebook, Mark Zuckerberg, kërkonte patjetër të bisedonte me shefin e Volkswagen, Herbert Diess.

Të ftuar të tjerë: Bosi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, CEO i Lufthansa-s, Carsten Spohr, moderatorja Anna von Bayern, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ardhmja e CDU-së, Jens Spahn, ministri i Transportit, Andreas Scheuer, Gjenerali i SPD-së, Lars Klingbeil dhe udhëheqësi i grupit rajonal të CSU-së, Alexander Dobrindt.

Bashkëpritës dhe përfaqësues i BILD-it, Paul Ronzheimer: ‘Ushqim deti dhe siguri’ do të thotë që në një atmosferë të relaksuar ka mëshumë biseda të hapura për politikën e jashtme sesa kudo tjetër.

SHKARKO APP