Ushqime pa kontroll, bulmeti në mes të pluhurit

Standardet e tregtimit të ushqimeve në disa tregje edhe në qytetet e mëdha të vendit, janë shumë të ulëta. Tregu ushqimor në Durrës mbulohet me copa llamarine dhe vjetërsira. Ndërsa dyshemeja është e pashtruar, e mbushur me ruta-perime të kalbëzuara. Në këtë treg nuk mungojnë dhe shitësit ambulantë që tregtojnë qumësht me shishe plastike të përdorura. Tregtarët që kanë një licencë për të shitur nënproduktet e qumështit bëjnë përgjegjëse AKU.

Në Tiranë, në cepa pallatesh vijon shitja e ambulantëve. Tani është koha e ullirit, dhe ai shitet në këtë mënyrë, pa asnjë kusht higjenik. Në të njëjtën mënyrë shiten edhe nënproduktet e qumështit si gjalp dhe gjizë. Pas shkollës së baletit koshat e mbeturinave janë shumë pranë arkave të fruta perimeve.

Sipas Drejtorit të Mbrojtjes së Konsumatorit, Hasan Stafa i vetmi treg i frutave perimeve që është ndërtuar brenda standardit është ai i Pazarit të Ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?