Ushqyerja dhe rritja e fëmijëve, ekspertët diskutime mbi sfidat

Ecuria e sistemit të monitorimit të praktikave të ushqyerjes dhe indikatorëve të rritjes së fëmijëve nga 0-5 vjeç ishte fokusi i takimit mes përfaqësuesve të institucioneve shtetërore shëndetësore dhe shoqërisë civile.

Në një takim të mbajtur në ambientet e “Hotel Tirana” u bënë bashkë ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, përfaqësues nga ministria e Shëndetësisë, të organizatës ndërkombëtare që operon në Shqipëri në drejtim të të drejtave të fëmijëve “UNICEF” si dhe përfaqësues të njësive vendore të Kujdesit Shëndetësor. Specialistët e ISHP-së thonë se “tashmë ky sistem është i qëndrueshëm dhe garanton informacion të vazhdueshëm mbi situatën e ushqyerjes së fëmijëve në Shqipëri bazuar në të dhëna administrative”.

Ajo çka mbetet sfidë sipas tyre është vazhdimi i rregullt i dokumentimit dhe raportimit të indikatorëve të sistemit të monitorimit të ushqyerjes së fëmijëve, përfshirja e të gjitha njësive vendore të kujdesit shëndetësor në raportim si dhe fuqizim i sektorit të monitorim-vlerësimit pranë çdo njësie të kujdesit shëndetësor. Me rëndësi sipas ISHP, mbetet edhe fuqizimi i rolit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në nivel qendror dhe rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?