Ushtarakët e kr*mit, rastet e përfshirjes së efektivëve shqiptarë në rrjetet e të fortëve jashtë vendit

Ushtarakët kur veshin uniformën e tyre betohen për atdhe dhe për flamur por jo rrallë herë ky betim thyhet dhe ushtarakë të caktuar vihen në anën e kundërt të ligjit. Në vrasjet mafioze të kryera me snajper dyshimet kryesore janë se autori është një përdorues i mirë i armëve por hetimet nuk kanë shkuar në emra konkret.

Ndërsa të tjerë të çuar me misione apo pasi kanë lënë ushtrinë janë përfshirë në vepra penale jashtë vendit. Rasti më i fundit ishte ai i zbuluar nga Policia spanjolle e cila shkatërroi një grup grabitësish të drejtuar nga një ish-ushtarak shqiptar. i cili merrte pjesë aktive në çdo grabitje dhe mbante gjithmonë një armë zjarri në brez, Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, banda kishte arritur të kryente 71 grabitje në zonën e Costa del Sol ku synimi ishin shtëpitë dhe vilat luksoze.

Në vitin 2022 ish-komando Kujtim Çeliku, bashkë me efektivin e Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, u arrestuan në Turqi për trafik të narkotikëve. Po atë vit në shtator u arrestua në Britaninë e Madhe ish-komando Anis Plaku, me dy bashkëkombas të tjerë, pasi u kapën me lëndë narkotike me vlerë 300 mijë paund. Ndërsa në Holandë u arrestua ushtaraku shqiptar Ermal Dinoshi, i trajnuar disa herë në Amerikë dhe Kanada pasi u kap në shtëpi bari nga autoritetet vendase.

I rëndë ishte dhe rasti i shënuar në 2015, ku gjatë një aksidenti ajror me një helikopter që udhëtonte nga Maroku drejt Spanjës, i ngarkuar me 1 ton drogë, humbi jetën majori Sokol Feka, i cili ishte larguar nga baza e Farkës me leje të zakonshme. Të shumtë kanë qenë dhe ushtarakët e arrestuar Brenda vendit për vepra të rënda penale si grabitja, veprat terroriste, trafik të armëve dhe municioneve, plagosje dhe vrasje.

Marrë nga /Top Channel/

SHKARKO APP