Ushtarët ukrainas mund të stërviten në Kuçovë

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, zëvëndëskryeminstrja Belinda Balluku u pyet nga gazetarët për mundësinë e stërvitjes së ushtarakëve ukrainas në bazën e NATO-s në Kuçovë. Ajo u përgjigj se nëse do të shikohet e nevojshme nga NATO, qeveria është e gatshme për t’i mbështetur.

Pyetja: Së fundmi është folur shpesh në media për mundësinë e stërvitjes aty të ushtarëve ukrainas. A është i mundur ky skenar? Dhe a i ka kapacitetet për t’u realizuar kjo gjë?

“Baza ajrore e Kuçovës, është patjetër një aset i ndërtuar në Republikën e Shqipërisë por është një aset që i përket aleancës së Atlantikut. Kështu që në koordinim të plotë me NATO-n nëse do të shikohet e nevojshme dhe e arsyeshme do të jemi të gatshëm që t’i mbështesim dhe të bëjmë dhe trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Sa i përket kapaciteteve, ju siguroj që baza e Kuçovës përmbush të gjitha kapacitetet dhe të gjitha kushtet moderne të të gjitha bazave të tjera të NATO-s dhe është edhe më e reja dhe pa dyshim që i ka edhe standardet edhe më të larta të operimit”, tha zëvëndëskryeminstrja.

SHKARKO APP