Ushtria në Rinas, banorët: Masa të vonuara
Teksa Prokurorët e Krimeve të Rënda po mbledhin prova shtesë dhe po sekuestrojnë dokumente në Aeroportin e Rinasit për të zbuluar se kush e ka shpërdoruar detyrën dhe kush është përgjegjës. Ushtria vazhdon shërbimin jashtë gardhit të Rinasit.
Megjithatë për banorët, reagimi i kontrolleve shtesë pas një grabitjeje siç ishte ajo e datës 9 prill, është mjaft e vonuar. Ata thanë se kështu ka ndodhur edhe radhën e parë, kur forcat shtesë qëndruar aty gjashtë ditë dhe më pas ikën. Një tjetër shprehet: ”Çfarë thua moj! Ku ishte shteti?”. Ushtria do të ruajë pa afat portat kryesore të Aeroportit dhe te gjithë perimetrin, derisa sa autoriteti i sigurisë të marrin masat e duhura.
Grabitja e 10 milion eurove në Rinas ka 4 vepra penale: Grabitje me armë, prodhim municionesh, grup i strukturuar kriminal si edhe shpërdorim detyre. Vepra e fundit është regjistruar për të vendosur para përgjegjësisë strukturat dhe zyrtarët përgjegjës të institucioneve që kishin përgjegjësi për të garantuar sigurinë në areoportin “Nënë Tereza” pa lënë jashtë verifikimit edhe tre bankat që ranë pre e sulmit menjëherë pasi kishin dorëzuar në aeroport disa milionë euro që do të transportoheshin më pas nga Shqipëria drejt Vjenës.
Policia ka marrë personat e deportuar dhe është larguar, pasi nuk ka pasur as fushëpamje për të parë se po ndodhte një grabitje. Kur është lajmëruar, punonjësit e TIA-s nuk kanë hapur portën dhe policia është detyruar që të ecë paralel me rrethimin e jashtëm, çka ka sjellë humbje kohe.
KOHA JONË SONDAZH

