Ushtria turke ndërton mur 2.5 m të lartë dhe 1 m të gjerë kundër ISIS

 

Forcat e armatosura turke po ndërtojnë një mur 2.5 m të lartë dhe 1 m të gjerë përgjatë kufirit sirian për t'u mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm i trupave të ISIS.

Ushtria turke ka nisur ndërtimin e murit në maj, në zonën e quajtut jajaldagi, për të parandaluar kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme nga siria në turqi pas alarmit për rritjen e sulmeve terroriste.

Sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”, deri më tani gjatësia e murit ka arritur në 2.5 km. Muri do të rrethohet nga një gardh me tela si dhe do të pajiset me kamera sigurie.

Vrasja e një ushtari dhe plagosja e një tjetri, javën e shkuar, si pasojë e sulmeve të ISIS, kanë detyruar Turqinë të forcojë masat e sigurisë në kufirin sirian

SHKARKO APP