Ushtroi dh*në ndaj gruas, arrestohet 36-vjeçari në Maliq

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se gruaja e tij është pajisur me urdhër mbrojtjeje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?