Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, policia e procedon penalisht!

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Referuar njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin M.H, 42 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas, në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme” njofton Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?