Uzina mekanike e naftës në Kuçovë, e vetmja që i rezistoi kohrave të vështira

Nga Dilaver Xhelili

Sapo të futesh në hyrje të qytetit të Kuçovës, do të përballësh me një pllakat mermeri ku shkruhet Qendra mekanike e naftës (Uzina mekanike naftes), e cila është dhe pika më e fortë e industrisë naftës dhe asaj mekanike. Këtu punojne rreth 250 puntorë e specialistë. Qendra mekanike e naftës Kuçovë (ish-Uzina Mekanike) është krijuar në vitin 1936 është një nga ndërmarrjet më jetëgjatë në Shqipëri, ku ndër vite kanë ushtruar veprimtarinë profesionale kuadro nga më të mirët e mekanikës shqiptare.

E veçanta e kësaj qendre është se mund të prodhojë detale sipas porosisë për çdo lloj biznesi. Specialistët e kësaj uzine kanë arritur të prodhojnë drejtoresha e uzinës Alma Çela e cila thotë në një prononcim për ”Koha Jonë”, tha se qendra mekanike naftës është përqendruar në prodhimet e paisjeve dhe pjesë këmbimi Prodhime pajisjesh dhe pjesë këmbimi, Remonte të makinerive paisjeve, shërbimet për industrin e naftës etj. Më tej Çela ka thënë se Uzina Mekanike e Naftës, Kuçovë ka shtuar gamën e shërbimeve dhe prodhimeve të saj duke përfshirë tashmë edhe pajisje që përdoren për tubacionet e hidrocentraleve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre ditëve Uzina Mekanike ka prodhuar për një subjekt privat: bazamente mbështetëse  Kompesator të goditjeve hidraulike Fllanxha me përmasa të ndryshme Këto janë punime specifike që realizohen në makineritë në dispozicion të Uzinës Mekanike, pjesë e Albpetrol sh.a. Specialistët e Uzinës Mekanike arritën të prodhojnë gjashtë fllanxha, me diametër 1350 mm, një punim i veçantë për shkak të diametrit. Ky detal shërben si unazë lidhëse për kokat e tubacioneve të ujit që shkon në turbinat e hidrocentraleve. Përmirësimi i kushteve të punës është një nga prioritetet kryesore për vitin 2020. Ekipet e Albpetrol sh.a po punojnë për rikonstruksionin e çatisë të një prej reparteve të Uzinës Mekanike të Naftës, Kuçovë duke zëvendesuar materialet e vjetra. Rikonstruksionet do të vijojnë në të gjitha qendrat e punës duke ndikuar në rritjen e sigurisë në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e kësaj uzine shprehen se nje arritje e madhe për këta specialist janë prodhimi dhe zëvëndësimëve të paisjeve të vjetra të pusëve me rrotë Puset me Rrotë janë ndër metodat më të vjetra naftë nxjerrëse në Shqipëri dhe një strukturë unikale pothuajse në të gjithë botën. Të montuara 100 vite më parë në qytetin e Kuçovës nga inxhinierët italianë, Puset me Rrotë janë ende aktive duke prodhuar çdo ditë naftë.

Një motor i vetëm komandon njëkohësisht disa puse të shpërndarë në distancë deri në 400 metra nga njëri-tjetri. Si teknologji i vjetër kjo paraqet probleme të ndryshme, të cilat menaxhohen dhe riparohen në kohë nga ekipet e specializuara të Uzinës Mekanike Kuçovë. Inxhinierët dhe specialistët e Uzinës angazhohen në mënyrë periodike për riparimin e koronës, pinionit dhe boshtit të transmesionit të nyjës të dëmtuar. Pasi pastrohen dhe zbërthehen, pjesët riparohen duke iu nënshtruar punimeve mekanike deri sa të kemi një nyje të re.

Angazhim maksimal i Albpetrol për të realizuar prodhimin e pjesëve të këmbimit të pompave të transportit të naftës dhe remontet e reduktorëve të lëkundësave 3; 5 dhe 9 ton, dy hallka të rëndësishme të industrisë të naftës Punonjësit e Uzinës Mekanike Kuçovë tregojnë angazhim maksimal duke realizuar prodhimin e pjesëve të këmbimit të pompave të transportit të naftës dhe remontet e reduktorëve të lëkundësave 3; 5 dhe 9 ton, dy hallka të rëndësishme të industrisë të naftës. Paralelisht është punuar me pompat e injektimit të holluesit të naftës duke prodhuar pjesë këmbimi dhe riparuar transformatorët e panelit elektrik të komandimit të tyre. Në kētë mënyrë mbështesim plotësisht qendrat e prodhimit të Albpetrol sh.a për arritjen e objektivave të tyre.

Specialistët e Uzinës Mekanike të Naftës në Kuçovë kanë riparuar në kohë rekord pompën e ujësjellësit të qytetit të Patosit duke bërë të mundur që qytetarët të mos e ndiejnë mungesën e ujit të pijshëm. Riparimi i pompave të ujësjellësve është një nga shërbimet më të reja të shtuara nga Uzina Mekanike Kuçovë gjatë vitit 2019. Riparim kapital të pompave centrifugale nga 1÷9 shkallë, të cilat shërbejnë jo vetëm për industrinë e naftës por edhe për Ujësjellësit dhe Bujqësinë Makinë retifikuese për pompat e thellësisë. Pajisje dixhitale për kontrollin dhe rregullimin automatik të temperaturave në furrat e trajtimeve termike. Riparim kapital të makineri e pajisje të industrisë së prodhimit të inerteve dhe pajisje të Industrisë Minierave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?