Uzinat ”pa porta”, blogerë të huaj ”thyen” Poliçanin e Porto Palermon
Uzinat ushtarake në Shqipëri, kanë qenë “shënjestër” e vijueshme e blogerëve të huaj të aventurës. Në vitin 2020, dy djem që prezantohen në YouTube në kanalin “Exploring the unbeaten path”, duke eksploruar rrugën e pashkelur, kanë depërtuar në ambientet e brendshme të uzinës ushtarake të Poliçanit.
Videoja e ngarkuar në rrjet zgjat gati 19 minuta. Vizita ka qenë surprizuese për ta dhe ndjekësit e tyre në internet. Përveç makinerive të ndalura të prodhimi të armëve e municionit, ata kanë mundur të gjejnë një granatahedhës, fishekë, si edhe lëndë të tjera të përdorura në prodhimin e municioneve.
Të njëjtët janë futur në tunelet e Porto-Palermos, të ndërtuara dhe ideuara për strehimin e nëndetëseve. Të pashqetësuar nga rojet, ditën, vetëm duke hequr disa gurë nga një portë e pambyllur mirë.