Vajza 14-vjeçare Kajtazi refuzon familjen, gjykata e sjell në Tiranë

Motra e vogël e familjes Kajtazi, 14-vjeçarja Klevisa, kërkoi sot urdhër mbrojtje nga gjykata dhe refuzoi të kthehej në shtëpi, vetëm pak momente pasi asaj iu dha e drejta e lirisë me kusht.

Kësisoj, tre familjarët e saj, babai, nëna dhe motra e madhe prisnin më kot ta takonin një muaj pas zhdukjes dhe pas daljes nga qelia, madje nuk arritën dot t’i jepnin apo t’i merrnin qoftë edhe një përqafim.

Gjykata pranoi kërkesën e vajzës adoleshente, dhe vendosi që ajo të zhvendoset në Tiranë, në një qendër rehabilitimi, nën kujdesin e policisë.  

Dy motrat Kajtazi sot paradite në Gjykatën e Durrësit u njohën me masën e sigurisë. Pas shqyrtimit të materialeve të paraqitura nga prokuroria, gjykata e ka gjetur të ligjshëm arrestimin e dy motrave dhe ka dhënë masën e arrestit me burg për Orialda Kajtazin dhe detyrim paraqitje për Klevisa  Kajtazin, të cilat akuzohen  për “vjedhje” dhe “shkatërrim të pronës”.

Gjatë seancës dy motrat Orialda dhe  Klevisa Kajtazi, kanë shpjeguar para trupit gjykues arsyet pse kanë ndërmarrë veprime të tilla.

Ata pretendojnë se janë dhunuar dhe keqtrajtuar nga familjarët e tyre dhe kjo ka çuar ata në vendimin për verdhjen dhe djegien e shtëpisë së tyre. Gjithashtu ato kanë pranuar se ju kanë dhënë ilaçe gjumi familjarëve, por sipas tyre qëllimi nuk ka qenë për ti vrarë por për ti qetësuar. “Nuk kishim qëllim t’i helmonin por vetëm t’i qetësonim. U trembëm kur erdhi policia, menduam të vrisnim veten por më pas vendosëm të iknim dhe na erdhi në mend vendosja e zjarrit për të mos lënë gjurmë”, është shprehur në mbrojtjen e saj, Orialda Kajtazi .

Nga ana e saj Prokuroria para vendimit të gjykatës kishte kërkuar që 14 vjeçarja Klevisa Kajtazi të vazhdojë shkollën dhe të paraqitet në gjykatë çdo të hënë. Por pas paraqitjes së parë, ajo ka kërkuar urdhër mbrojtjeje dhe kjo është miratuar nga ana e gjykatës. 

SHKARKO APP