Vajza dyshohet se kishte vdekur prej disa ditësh, trupi i saj ishte dekompozuar. Nëna dhe dy vajzat nga Përmeti, prej 15 vitesh jetonin në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (2 korrik) në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit rreth orës 19:30 dhe sipas hetimeve të para, policia thotë se nëna dhe dy vajzat e saj janë vetëflijuar.

Mësohet se kanë humbur jetën Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 34 vjeçe, ndërsa në gjendje të rëndë është  Blerta Josifi 34 vjeçe. Nëna dhe dy vajzat kanë qenë dëshmitare të Jehovait.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Anisa Josifi, vajza e cila u gjete vdekur bashkë me nënën e saj dyshohet se kishte vdekur prej disa ditësh, pasi trupi i saj ishte dekompozuar.

Familja Josifi janë me origjinë nga Përmeti, por prej më shumë se 15 vitesh jetonin në Tiranë. Mësohet se burri i shtëpisë ka qenë mësues dhe një ndër themeluesit e degës së dëshmitarëve të Jehovajit në Përmet.

SHKARKO APP