Vajza e gazetares Canaj: Muza ime, do bëhem nënë për të rritur vëllain
Ndarja nga jeta e gazetares Arlinda Canaj, tronditi familjarët dhe rrethin e kolegëve të saj. Një ikje e parakohshme e gazetares si pasojë e një despresioni 6-vjeçar. Ishte vetë vajza e së ndjerës ajo e cila përmes rrjetit social facebook të nënës së saj, dha lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta e nënësë saj.
Sot kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë, fëmijët kanë falënderuar të gjithë personat që i kanë ngushëlluar. Sërisht përmes facebook-ut të së ndjerës, ata shkruajnë se: ”Mamaja ime zemërflori ishte e mira e botes, nuk njihte të këqija e ligësi në brendësinë e saj, dhe të keqes i kthehej me një urtësi që gjithmonë e karakterizonte! Fjalët e mira për të s’kanë fund, as dhimbja e madhe që na la pas!”, shkruan vajza e gazetares.
Ndërkohë nuk ka munguar edhe ngushëllimi i fëmijëve të së ndjerës për të gjithë miqtë e saj. “Pavarësisht dhimbjes time, tonën si familje, dua t’ju ngushëlloj dhe unë vajza e sa plot krenari dhe t’ju them se më vjen keq për të gjithë ju që humbët një mike të rrallë e të shtrenjtë”.
Vajza e saj, Patty, e shkruan këtë status kaq të ndjerë, ku ndër të tjera pohon se nëna e saj kishte vetinë që të keqen ta kthente të mirë prandaj ishte e mira e të tjerëve e u bë e keqja e vetes nuk e shijoi dot këtë jetë në lule të rinisë!
Statusi i plotë i postuar nga fëmijët e gazetares Arlinda Canaj
Doja jashtë mase t’u falenderoja për të gjitha ngushëllimet, mesazhet, mbështetjen, vlerësimin dhe durimin që keni treguar pas marrjes së këtij lajmi hidherues!
Paci veç të mira në jetë, dhe ju falenderoj jashtë mase të gjithëve që shkruat sadopak rreshta për figurën e Nënës time të ndjerë, e pse jo me ne fizikisht do mbetet përherë në mendjet e zemrat tona, gjithmonë tek njerëzit e dashur, dhe atyre që e njihnin sadopak. Mamaja ime zemërflori ishte e mira e botës, nuk njihte të këqija e ligësi në brendeësinë e saj, dhe të keqes i kthehej me një urtësi që gjithmonë e karakterizonte!
Fjalët e mira për të s’kanë fund, as dhimbja e madhe që na la pas! Pavarsisht dhimbjes time, tonën si familje, dua t’u ngushëlloj dhe une vajza e saj plot krenari dhe t’u them se më vjen keq për të gjithe ju që humbet një mike të rrallë e të shtrenjtë, dhe ata që jo të gjithë e vlerësuan si duhej por prapë mamaja ime e rrallë e kishte vetinë që të keqen ta kthente të mirë prandaj ishte e mira e të tjerëve e u bë e keqja e vetes nuk e shijoi dot këtë jetë në lule të rinisë!
Ju ngusheëlloj të gjithëve ju miq e shokë, kolegë e ju që e njihnit pa pasur muhabet, të dashurit tanë dhe më lini të them se vuajtja për të nuk paska fjale krahasimi, loti për nënën qenka i hidhur! Por dua t’u them se ajo do mbetet e paharrueshme për ne e pavarësisht menyrës sesi u largua nga kjo botë. Dua që gjithesecili prej jush ta kujtojë atë siç ajo përcillte te ne atë frymën pozitive për një botë më teë mirë e ta kuptoni se zgjodhi të çlironte shpirtin e saj drejt paqes!
Ahhh, sa fjalë ka kjo zemër e ky shpirt për ty moj bukuroshja ime, ti ishe e do jesh përherë muza ime dhe çdo fjalë tënden do vazhdoj ta përmbush derisa Zoti të më ketë dhënë frymë për të qëndruar e fortë e për të rritur vëllanë tim, dashuria jote për të cilin ishte e pafundme sepse është me i vogli!
Vëllai im gjithashtu do të të bëjë krenare moj floriri jonë dhe uroj të jesh përherë me ne Ëngjëlli yne mbrojtës! Ju ruajtë Zoti dhe e paçi jetën e gjate ! 🙂 Me respekt fëmijët e Arlindës (Patty &Kevin Haxhiaj )

