Vajza e paguar për atentatin me bombë, në Tiranë (Foto)

Zbardhet roli dhe fytyrat e çiftit, një vajze e një djali, të cilët dyshohet nga policia se ishin paguar për të kryer një atentat me minë të telekomanduar në Tiranë, ndaj një emigranti të sapo-kthyer nga Italia.  

Krimi i parandaluar ditën e martë.

Shkak i atentatit të parandaluar nga Policia e Tiranës të martën, dyshohet se ka qenë një borxh i pakthyer nga emigranti, identiteti  i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak hetimi dhe  që ishte edhe objektivi i sulmit.

Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht pasditen e të martës se kishte arrestuar Julian Shorja, 29-vjeç, dhe të fejuarën e tij Riva Tomi 26 vjeç. Sipas policisë, 29 – vjeçari po përgatiste një minë me sahat për llogari të shtetasit me iniciale Sh.P. Ky i fundit në bashkëpunim me shtetasin me inicialet M.A do të kryenin një atentat ndaj një emigranti, i cili sapo ishte kthyer nga jashtë Shqipërisë. Policia ende nuk ka të sqaruar pozicionin zyrtar dhe rolin e Riva Tomit në këtë histori, por dyshohet se vajza është bërë pjesë e këtij plani për të joshur emigrantin, që atentati të realizohej më lehtë.

Detaje për mënyrën, vendin dhe strategjinë që do të ndiqej në kryerjen e atentatit priten të zbardhen pas marrjes në pyetje të dy të arrestuarve. Në cilësinë e provës materiale në shtëpinë e Shorjas policia gjeti dy kapsolle detonatorë, disa municione luftarak dhe kanabis sativa. Çifti pritet të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzat që janë ngritur mbi ta.

SHKARKO APP