Vajza e Sabri Godos: E zhgënjyer nga politikanët e Kosovës. S’respektuan babain tim

Anila Godo tha gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku se as ditën e varrimit 3 vjet më parë, as në 1 vjetorin e vdekjes e as më pas nuk ka patur qoftë edhe një fjalë apo prezencë të asnjë politikani nga Kosova apo nga shqiptarët e Maqedonisë.

“Dihet kontributi dhe bashkëpunimi i babait tim për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. Por unë ndjehem tejet e prekur dhe e zhgënjyer se si asnjë politikan prej këtyre trevave nuk mori mundimin të vinte në varrimin e babait në Tiranë”,- tha Anila Godo.

Godo vijoi më tej duke thënë madje se edhe pse kanë kaluar tre vjet nga 2 dhjetori 2011 kur Sabri Godo u nda nga jeta, heshtja e politikanëve të Kosovës vazhdon edhe duke e shtuar zhgënjimin ndaj tyre. “Vetëm gjysmë ore është larg Prishtina nga Tirana me avion”,- përfundoi Anila Godo në emisionin që këtë puntatë ishte një homazh për figurën e Sabri Godos.

SHKARKO APP