Vajza: I bëra shaka, babit për 400 mijë eurot!

 

Vajza 18-vjeçare nga Tirana, gjimnaziste e shkollës “Petro Nini”, që sajoi rrëmbimin e saj për t’i marrë 400 mijë euro të atit, ka ndryshuar deklarimet.

Ajo ka dhënë dy versione të ndryshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur me largimin e saj nga banesa. Fillimisht ajo i ka telefonuar nënës së saj, duke i thënë se u kishte shpëtuar rrëmbyesve, që e kishin marrë dhe mbajtur peng që nga dita e enjte deri pas mesnate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, Nensi Ç. i ka thënë babait të saj Laver Ç. 60 vjeç se telefonata kërcënuese ndaj tij ku kërkoheshin 400 mijë euro për ta lënë të gjallë ka qënë një shaka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht këto qëndrime kontradiktore dhe pendesa e thellë e shfaqur nga tre të rinjtë e arrestuar për ngjarjen është duke u analizuar nga ana e policisë dhe prokurorisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?