Vajza korçare çon ish-të dashurin në burg, e kërcënoi nga dashuria

Një 24-vjeçar nga Korça ishte i dashuruar marrëzisht pas j vajze, aq sa donte të fejohet me të, të lidhet përjetësisht në martesë. Por vajza pretendonte se ai nuk i afrohet planeve të tij, madje pas bezdisjeve të vazhdueshme, ajo njoftoi policinë dhe kjo e fundit e vuri në pranga.

Policia tha sot se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 24 vjeçarit Erigest Shkëmbi, banues në fshatin Dvoran.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga ish e dashura e tij, J.S, 20 vjeçe, banuese në fshatin Voskop të Korçës si dhe nga një shok i saj, E.D, 25 vjeç, banues në Korçë.

Vajza dhe djali i sinjalizuan policisë lokale se dje në lagjen 3 në Korçë, janë kanosur me fjalë dhe kërcënuar me jetë, nga Erigest Shkëmbi.

Djaloshi 24 vjeçar thotë se ka patur një lidhje më parë me 20-vjeçaren dhe do që ta vazhdojë deri në martesë.

Sipas policisë, vajza ka pasur lidhje intime me Erigestin por mesa duket nuk ka dashur ta vazhdojë më. Policia tha se vajza është shprehur e sigurtë për vendimin e marrë, që ta mbajtur atë sa më larg.

Ajo i tha policisë se është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme nga 24-vjeçari, me telefon si dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Sipas denoncimit, në lagjen nr 3 por edhe te lagjja nr 12, Erigesti e ka kërcënuar së fundmi se do ta vrasë.

Policia tha se lidhur me këtë ngjarje, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”.

SHKARKO APP