Vajza padit komshiun për përdhunim, por ja çfarë i ndodh
Më 2 gusht 2016, në Policinë e Tiranës u depozitua një kallëzim për një ngjarje të rëndë. Një vajzë 17¬-vjeçare shkoi në Komisariatin nr.4 të Policisë së Tiranës dhe njoftoi Policinë se e kishin përdhunuar.
Ngjarja, siç pretendoi vajza, kishte ndodhur në banesën e saj në rrugën “Halit Bega”, në kryeqytet.
Denoncimi vuri në lëvizje gjithë strukturat e Policisë që mbulonin zonën dhe brenda ditës, autori i krimit u ndalua. Por pas ndalimit, për shkak të akuzës së rëndë, Policia bëri edhe arrestimin e personit që akuzohej nga vajza 17¬vjeçare.
“Më datë 2 gusht 2016, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale E.D., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘Halit Bega’, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, vjeç 17, banuese në Tiranë”, thanë atë ditë burimet zyrtare, transmeton Panorama.
Për shkak të afateve brenda, të cilave duhej që i prangosuri të dilte në gjykatë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, çështja iu referua Prokurorisë.
Raporti i mjekëve ligjorë, sipas të cilit vajza nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale kohët e fundit dhe nuk kishte shenja dhune, ka qenë prova kryesore për ndalimin e saj.
Hetuesit dyshojnë se vajza mund ta ketë sajuar kallëzimin e rremë me dëshirën për t’i bërë keq apo për t’u hakmarrë ndaj ish partnerit për ftohjen e marrëdhënies së tyre, apo për konfliktet që kanë pasur.
Megjithatë, në lidhje me motivin e kësaj ngjarjeje, pritet që të merret në pyetje vetë vajza 17vjeçare e akuzuar tashmë për moskallëzim krimi.
KOHA JONË SONDAZH

