”Vajza qante çdo ditë në shkollë”, rregullat e familjes së ngujuar nga 35-vjeçari

35-vjeçari Jetnor Zhaboli ka tronditur opinionin publik. Ai ngujoi brenda shtëpisë nënën, gruan dhe fëmijët e tij të mitur, dhe është ndër ngjarjet e fundit tronditëse të kronikës.

Gazetarja Glidona Daci thotë se vajza 9-vjeçare e çiftit kishte rreth një vit që qante çdo ditë kur shkonte në shkollë për shkak të traumës, por nuk ishte kuptuar nga askush. Daci shton se në dëshminë e vajzës përmenden grindjet e çiftit, frika e saj dhe se si e ëma i thoshte gjithmonë se kishte dashuri mes tyre.

Gazetarja përmend edhe letrat e bashkëshortes së 35-vjeçarit ku ajo dukej se linte njëfarë amaneti. Shtëpia ishte e blinduar nga kamerat, përgjuesit dhe bllokuesit e valëve. Gjithashtu është raportuar familjarët vëzhgoheshin edhe në tualet.

Daci sqaron se nga procesverbali i strukturave hetimore, nuk ka rezultuar që të ketë pasur kamera në tualet. Një tjetër detaj lidhet me praninë e nënës së 35-vjeçarit në shtëpi.

Prej më shumë se sa një viti, tregon bashkëshortja, ajo nuk dilte më dhe kur dilte për të bërë pazarin për të blerë ushqimet, do duhej të dilte patjetër me atë ose kur ai dilte nga shtëpia të gjithë personat do kyçeshin në shtëpi dhe ai çelësin e merrte me vete.

SHKARKO APP