Vajza s’kishte shenja dhune, në kërkim i dashuri. Policia gjen dy armë në tavolinë
Telefonata e një vajze në polici, rreth orës 14:00 se ishte dhunuar nga disa persona ka alarmuar policinë e cila blindoi zonën e Astirit në Tiranë, pasi dyshonte se mos ishim para një rasti rrëmbimi. Por më pas vajza nuk hapi derën dhe forcat nga RENEA u futën nga kati i tetë. Bëhet me dije se vajza nuk ka shenja dhune, dhe se në tavolinë janë gjendur dy armë.
Në vendngjarje ishte edhe babai dhe daja i saj, të cilët po negocionin me vajzën bashkë me negociatorin e RENEA-s, për të hapur derën. Sipas të atit, vajza është rrëmbyer dhe ajo vuan nga depresioni. Pas disa përpjekjesh, një efektiv arriti të futej në banesë nga ballkoni, ndërsa mësohet se e reja është qetësuar.
Armët po këqyren nga ekspertët e kriminalistikës. Apartamenti ku u gjetën armët dhe ai ku qëndronte vajza mësohet se ishin marrë me qira nga i dashuri i saj. Sipas informacioneve që policia ka arritur të sigurojë deri në këto momente, në banesë kanë qenë disa djem, të cilët mendohet se janë larguar para se vajza të mbyllte derën.