“Vajza u fut me forcë në makinë”, denoncimi i qytetarit alarmon policinë në Kamzë

Një telefonat ka mbërritur në Komisariatin e Policisë nr. 5 në Kamzë nga një qytetar, i cili ka parë se një vajzë e cilëa është futur me dhunë, pa dëshirën e saj, në makinë dhe më pas automjeti është larguar.

Telefonata e qytetarit ka alarmuar policinë, e cila, ka shpërndarë disa patrulla në terren.

Burime për Ora News nga uniformat blu theksojnë se, pritet të verifikohen kamerat në zonë për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akoma mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një pengmarrje ose jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?