Vajzat dhe gratë që humbën jetën nën rrënoja

Tërmeti shkatërrues, ka një bilanc tragjik viktimash. Vajza, nëna dhe gjyshe u gjetën nën rrënoja. Bukurie Leka që kishte mbrojtur nipin e saj për t’i shpëtuar jetën por që humbi jetën dhe shpëtoi nipin falë sakrifiçës. Në momentin e nxjerrjes së trupave, djali mes lotëve nuk i shkëputej nënës nga krahët, pavarësisht se ajo ishte e pajetë.

Eviola Broshka është një tjetër viktimë. Vajza që punonte si balerinë në hotelin “Mira Mare”, i shembur totalisht nga lëkundjet sizmike. Ajo mbeti brenda godinës, ndërsa trupi i saj u gjet pas disa orëve kërkimi. Eviola ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e “Astirit” në kryeqytet. Kristi Reçi ishte një tjetër viktimë e tragjedisë. Trupi i studentes së mjekësisë u nxor pa jetë nga rrënojat e pallatit në Durrës. E reja ëndërronte që një ditë të bëhej mjeke por ëndrra iu ndërpre në mes nga tragjedia.

Mes viktimave ishte dhe e ëma e saj, Dolora Reçi. Familja Lala nga këneta e Durrësit pati humbjen më tragjike. Mes viktimave, nën rrënoja u gjetën trupi i nënës me dy fëmijët binjake, ndërsa gjyshja e familjes u gjet e përqafuar me mbesën e saj. Jetët e nënë e bijë u këputën në mes të martën. Diena dhe Erisela Karanxha, u gjetën pa jetë në një pallat të shembur 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?