”Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, PS: Europa është grua

Partia Socialiste organizon eventin ”Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, takim i cili i paraprin çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

”Shqipëria është grua, Europa është grua”, është motoja e këtij takimi me gratë socialiste në të 12 qarqet e vendit. Në hapje të këtij takimi, sekretarja e gruas të PS-së, Evis Kushi vlerësoi kontributin e grave në këtë forcë politike dhe vlerat që ato ofrojnë.

”Sot kemi 38 500 gra dhe vajza në familjen tonë të madhe socialiste. Bashkëdrejtimi i organizatave nga një burrë dhe grua është vendimi më i mirë që kemi marrë. Sot kjo nismë funksionon në 95% të organizatave socialiste në gjithë vendin. PS sot është shumë herë më e mirë dhe pranë njerëzve”, tha Kushi.

SHKARKO APP