Vakancat, 3 kandidatë të LSI-së dorëzojnë vetëdeklarimet në KQZ
Pas dorëzimit të mandateve nga opozita e bashkuar, kandidatët që pasojnë në listat e deputetëve kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në KQZ.
Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi kanë dorëzuar sot formularët e vet deklarimit në KQZ. Ata janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara ishte kandidate për qarkun e Dibrës.
Në një prononcim për “BalkanWeb”, Ylli Shehu deklaroi se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe kjo nismë është vendim i tij personal.
“Është vendim i imi personal. Do hyj si deputet i LSI, pastaj se çfarë do beje LSI me mua është çështje e tyre. Do votoj kundër mazhorancës”, tha Shehu.
Kujtojmë se dorëzimi i formularit të dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hapi i parë për marrjen e mandatit të deputetit.
KOHA JONË SONDAZH

