Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi cakton relatorët
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) me përbërjen e re të zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, zhvilloi mbledhjen e tij të parë në ambientet e Gjykatës së Lartë. Këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED.
Në mbledhjen e KED, u caktua që vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga organi i emërtesës Presidenti i Republikës, më datë 30.10.2025 të ketë relatore Afërdita Ndoin për kandidatët: Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj. KED caktoi relator Alfred Progonati për kandidatët: Lulzim Hamitaj, Jordan Daci, Naureda Llagami, Roland Ilia. Në mbledhje u caktua relatore Ornela Naqellari për kandidatët: Alaudin Mala dhe Alban Toro.
Për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i rishpallur nga organi i emërtesës Kuvendi i Shqipërisë, më datë 10.12.2025 relatore u caktua Afërdita Ndoi për kandidatët: Arta Vorpsi dhe Genci Gjonçaj. KED caktoi relatore Klodiana Veizin për kandidatët: Fatmira Luli, Helena Papa, Lulzim Karini. KED caktoi relator Alfred Progonatin për kandidatët: Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Roland Ilia.
KOHA JONË SONDAZH

