Vakancat në KQZ, ja dy emrat që ka zgjedhur PS-ja për anëtarë

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për dy anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas vakancës së krijuar prej katër anëtarësh, PS-ja ka bërë hapin e saj duke propozuar dy kandidatura.

Bëhet fjalë për rikandidimin e Bledar Skënderit dhe për kandidimin e Rezarta Bitrit. Ndërsa për dy vendet e tjera duhet propozimi i opozitës. Por KQZ-ja pritet të jetë konflikti i radhës politik ndërmjet maxhorancës dhe opozitës. Konkretisht, sipas formulës së KQZ-së, nga shtatë anëtarë, katër kandidatë i takojnë PS-së.

Me rikandidimin e Skënderit dhe propozimin për Bitrin, PS-ja bëhet me katër anëtarë në KQZ. Konkretisht: Bledar Skënderi, Rezarta Bitri, Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba. Ndërsa në krahun e opozitës situata duket më e ndërlikuar. Nga tre anëtarë që i takojnë opozitës, sipas Kodit Zgjedhor, dy i propozon partia e parë parlamentare e opozitës dhe një partia e dytë parlamentare e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por aktualisht KQZ-ja drejtohet nga një anëtar i propozuar nga opozita, i caktuar pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017. Konkretisht, nga Klement Zguri. Ndërsa dy anëtarët e tjerë, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, për të cilët është hapur edhe vakanca, pritet të ketë një debat brenda opozitës. LSI-ja ka të drejtë të kërkojë anëtarin e saj në KQZ si partia e dytë me 18 deputetë e pakicës parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD-ja do të duhet të zgjedhë nëse një prej dy propozimeve të saj do t’ia lërë LSI-së. Nuk dihet nëse brenda opozitës do të ketë një marrëveshje për këtë çështje, por ajo që është e sigurt është që KQZ-ja tanimë nuk është në ngërç institucional.

Aktualisht, KQZ-ja ka të mandatuar vetëm 3 anëtarë nga 4 që është numri minimal për të zhvilluar mbledhjen. Me propozimin e dy anëtarëve nga PS-ja, bëhet edhe zhbllokimi institucional i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?