Vaksina e tuberkulozit, profesori: 35-vjeçarët janë…

Ilaçe, metoda të ndryshme dhe tuberkulozi janë disa nga temat më të trajtuara nga mediet në të gjithë botën.  Mjeku epidemiolog, profesor Eduard Kakarriqi, thotë që në rastin e BCG apo vaksinës së turbekulozit nuk ka antikorpe humorale, sepse BCG jep apo krijon atë që quhet imuniteti i ndërmjetësuar me qeliza (Cell-mediated immunity). “Nëse marrim moshën mbi 35 vjeç apo 40 vjeç, ata nuk kanë bërë vetëm BCG-në që bëhet në lindje siç bëhet sot, por kanë bërë BCG në lindje, kanë bërë BCG në moshën 1 vjeç, dy vjeç, 6 vjeç, 12 vjeç, 14 vjeç. Pra, kanë bërë 5 apo 6 doza BCG gjatë fëmijërisë së tyre. Të lindurit nga 1974 apo 1975 me siguri që kanë marrë 4 apo 5 doza. Deri në vitin 2000 kanë marr 2 doza. Dhe pas viteve 2000 e deri në momentin që flasim sot, marrim nga një dozë në lindje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?