Vaksinat kineze të mbërritura në Shqipëri, Rakacolli: Efikase, lajmi i mirë është që ul në nivel 100% vdekshmërinë
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në studion e emisionit “Real Story”, foli për vaksinën kineze të Sinovac, mbi 192 mijë të së cilës mbërritën disa ditë më parë të vendit tonë, e po injektohen prej tre ditësh tek të moshuarit në të gjithë Shqipërinë.
Rakacolli sqaroi se kjo vaksinë është analizuar, krahas Komisionit Shëndetësor të kinës, edhe nga shtete si Brazili, Indonezia dhe Turqia, e në të dhënat e nxjerra prej tyre, vaksina ka efikasitet, e mbi të gjitha, ul në nivel 100% vdekshmërinë.
“Komisioni Shëndetësor i Kinës është një organizëm që ka rregulla, parimet. Ka qenë ky komitet që ka analizuar materialet e mbërritura për Sinovac-un, materialet mbërritën nga Turqia dhe ka më shumë informacion për fazën e tretë të rezultateve. Rënia kur janë krahasuar me vaksinat e tjera, thuhet që sa i përket vaksinave të tjera, ka qenë jo vetëm ai që ka qenë asimptomatik, por ka pasur edhe një shenjë. Në studimin brazilian janë marrë punonjësit e shëndetit dhe kanë qenë pa shenja. Prandaj kjo ka bërë që të ulen më tepër. Ndërkohë në Indonezi, është diçka tek 70%, edhe Turqia ka paraqitur rezultatin e fazës së tretë. Efikasiteti për të siguruar humbjen e jetës është 100%, të personave që bëjnë vaksinën. Të gjitha vendimet janë marrë përpara se të kontraktoheshin, pra janë studiuar mirë para se të vinin këtu. Kryesorja është siguria që njerëzit t’u ofrohet një vaksinë e sigurt”, tha Rakacolli.