Vaksinimi, 90 mijë punonjës të turizmit presin dozën e parë

Shqipëria është gati të çel një sezon turistik, edhe pse jemi në situatë pandemie nga Covid-19. Në prag të sezonit turistikë, tur-operatorët janë ende të paqartë mbi procedurat që do të ndiqen për vaksinimin e punonjësve të këtij shërbimi.

Një pjesë e 90 mijë dozave të mbërritura nga AstraZeneca, sipas autoriteteve shëndetësore, do të shkojnë për punonjësit e shërbimit, por deri tani nuk ka një gjithëpërfshirje për procesin e vaksinimit në këtë sektor. Vendet konkurruese me Shqipërinë për thithjen e turistëve kanë bërë hapa para për të siguruar shëndetin e punonjësve të këtij shërbimi.

Mësohet se në total janë 90 mijë punonjës të sektorit të turizmit që presin të vaksinohen. Sakaq, një kërkesë zyrtare për vaksinimin e punonjësve kanë nisur edhe shoqatat e transportit. Në kryeqytet janë të punësuar rreth 1500 persona në shërbimin urban.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?