Vaksinimi anti-covid për bluzat e bardha në Fier, Manastirliu: Janë vaksinuar 3 mijë mjekë

Procesi i vaksinimit anti-covid ka nisur edhe për bluzat e bardha në Fier, ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se brenda marsit do të mbyllet vaksinimi për të gjitha bluzat e bardha. ”Të dielën fillojmë dhe me kategorinë 80 plus. Të mbarojmë me bluzat e bardha dhe me shtëpitë e të moshuarve. Janë mërzitur disa se kur folëm për personalitete kemi qënë qartësisht sipas planit dhe flitet për disa personalitete që janë e asaj kategorie”,-tha Rama.

Kurse ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se deri më tani janë vaksinuar 3 mijë mjekë. ”Në të gjithë fushata vaksinimi në botë ndodh kjo, që i bind të tjerët, prandaj quhet fushatë vaksinimi”.

Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit Erida Nelaj, deklaroi se deri tani janë bërë mbi 3 mijë vaksinime anti-covid në të tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër Dhe Vlorë si dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe stafin e tyre të kujdesit. Nelaj thekson se janë bërë 2400 dozat e para dhe kemi rreth 640 persona që tashmë i kanë marrë të dyja dozat.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Aktualisht janë siguruar doza për 800 mijë persona, me dy doza, kjo duke iu referuar 500 mijë dozave të Pfizer dhe gati 1 milion e 114 mijë të AstraZeneca-s që janë të siguruara nëpërmjet Covax”. Ajo theksoi se sa herë të kemi sasi vaksinash, do të zbritet në grupmosha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?