Vaksinimi/ Dasho: Qeveria e ngathët dhe me vonesë, vdekjet covid 2-4 herë më të larta nga ato që raportohen
Në një intervistë për Ora News, mjeku Erion Dasho u shpreh se vendi ynë ka pasur një qëndrim të ngadaltë në lidhje me sigurimin e vaksinës.
Ai tha se ne kemi hyrë më vonesë në procesin e popullatës dhe në 2 muaj e parë do të kemi vetëm 40 mijë doza të cilat janë të mjaftueshme vetëm për personalin mjekësor.
Dasho: Ne kemi pasur një qëndrim të ngathët qysh në verë kur ekspertët i kanë rekomanduar ministrisë që të hynte sa më parë në tregun për sigurimin e vaksinës. Është ndjekur një qëndrim aspak profesional nga komiteti i ekspertëve dhe përpjekjet filluan vetëm në dhjetor. Ne kemi hyrë më vonesë në procesin e popullatës dhe në 2 muaj e parë do të kemi vetëm 40 mijë doza të cilat janë të mjaftueshme vetëm për personalin mjekësor. Unë jam i zhgënjyer nga këto ritme të ngadalta. Ne duhet të kishim hyrë në tratativa më herët ashtu sikurse e bëri Serbia. Do të shmangeshin situatat e turpshme si ajo e stomja, kur kryeministri i kishte siguruar ato vaksina në mënyrë personale. Kryeministri në mënyrë të turpshme bëri deklarata që nuk i kanë hije kur e pyesnin gazetarët.
Unë dëgjova që zv. Ministrja foli për strategjitë, por këto strategji kanë ngelur të gjithë në letër që nuk e kanë parë akoma dritën e zbatimit. Ka mjaftueshëm shtretër spitalore, pasi shqiptarët po trajtohen në shtëpi. Unë së bashku me disa ekspertë kemi vlerësuar se janë shpenzuar rreth 100 milionë euro nga shqiptarët në shtëpitë e tyre. Nuk ka pse ministria të mburret me strategji letrash, pasi shqiptarët i dolën vetë për zot këtij trajtimi.
Dasho shtoi se Është e sigurt që shifrat e vdekjeve janë nga 2-4 herë më të larta për shkak të covid-19.
Dasho: Qeveria e ka lënë popullin në mëshirën e virusit, duke mos trajtuar mos bërë teste dhe duke mos gjurmuar. Më herët shqiptarët paguanin rreth 100 euro për një test, ose për bombola oksigjeni që bliheshin në tregun e zi për 1000 euro. Nëse ti je armiku i popullit tënd, mos prit që BE-ja ta dojë më shumë. BE-ja së pari është solidare me vendet që janë anëtare, pastaj me vendet e tjera. Prandaj nuk duhet drejtuar gishti drejt BE-së. Gishti duhet të drejtuar nga vetja lidhur me situatën ku është katandisur vendi sot.
Ministria e Shëndetësisë publikon personat që kanë vdekur nga Covid, por nuk raportohen të gjithë vdekjet me Covid. Është e provuar që janë po kaq vdekje që ndodhin nga tamponë fals pozitiv. Ne sot kemi 431 vdekje për milionë banorë, por me këtë korrigjim ne e kemi 860 duke na shndërruar në një nga vendet me vdekjet më të larta Evropë e botë. Madje, INSTAT në verë rezultonte se kishim 4-fishin e vdekjeve të raportuara, duke e nxjerrë zbuluar qeverinë. Është e sigurt që shifrat e vdekjeve janë nga 2-4 herë më të larta për shkak të Covid-19.