Vaksinimi i hapur +18 vjeç, Rama: Paraqituni me kartë ID në pikën më të afërt
Sot dhe nesër, janë dy ditët e hapura për qytetarët mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen. Kryeministri Edi Rama, thotë se ky proces vaksinimi po ecën me ritme shumë të mira, në të gjithë vendin. Teksa ka ndarë foto nga procesi i vaksinimit ditën e sotme në disa qytete të vendit, Rama rikujton se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit. Kryeministri u bën thirrje qytetarëve të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.
Postimi i plotë
Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit
Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.
#MbroShëndetin
***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.
#ShqipëriaBuzëqesh
#SkaKohëPërPushim