Vaksinimi i studentëve, ende asnjë miratim me V.K.M

Fakultetet në Tiranë kanë nisur ngritjen e stendave të vaksinimit për stafet pedagogjike, por mbi të gjitha për studentët, pas vendimit të qeverisë për vaksinim me detyrim.

Nisja e vitit të ri akademik kërkohet të jetë e sigurt dhe kthimi në auditorë, sipas autoriteteve shëndetësore, duhet të kalojë nga vaksinimi. Rektori Artan Hoxha ka ndjekur të njëjtën linjë rekomandimi për t’u vaksinuar, pa folur për detyrime.

“Ne i besojmë shkencës, ndaj pedagogët dhe studentët duhet të vaksinohen për të mirën e përbashkët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Universitetet kanë autonomi në marrjen e vendimeve, Hoxha ia ka deleguar hyrjen në auditorë Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ne nuk privojmë studentët nga e drejta për arsim, por do të jetë Komiteti Teknik i Ekspertëve që do të vendosë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?