Vaksinimi i studentëve, rektorët: Jo detyrim për të hyrë në auditore

Të vaksinuar apo të pavaksinuar? Sesii do ta nisin vitin e ri akademik studentët shqiptarë, ende nuk është sqaruar. Për këtë vit studentëve u është komunikuar nga autoritete shëndetësore dhe ekzekutivi, se kthimi në auditore varet nga vaksinimi i tyre.

Por këto deklarata të bëra në media, nuk do të njihen nga rektorët e universiteteve, duke lënë të hapur pjesëmarrjen në auditore, referuar vetëm protokollit të distancimit social dhe ruajtjes së higjienës.

“Ne e kemi gati protokollin. Leksionet do t’ii zhvillojmë online, ndërsa seminaret me pak studentë si dhe me dy turne”, thotë Arben Gjata, rektor i Universitet të Mjekësisë.

Sfida më e madhe për universitetet duket se mbetet akreditimi i tyre. E në këtë pikë, mungesa e kërkimit shkencor është vetëm një nga hallkat që duhen plotësuar. Paralelisht me këto shqetësime, universitetet në bashkëpunim me ekzekutivin dhe ministrinë e arsimit duhet të çojnë përpara edhe një nga ligjet më të debatuar, atë të arsimit të lartë.

SHKARKO APP