Vaksinimi i të moshuarve në azil! Rama-zonjës: Ke marrë vesh që do vija unë e je bërë si nuse

Pas vaksinimit të mjekëve në Shkodër, kryeministri Edi Rama është ndalur në shtëpinë e të moshuarve ku do të vaksinohen 45 të moshuar.

Rama nuk i ka kursyer batutat me të moshuarit, të cilët sot marrin dozën e parë të vaksinës anti-covid. ”Të kanë thënë që do vij unë dhe je bërë si nuse”, i tha Rama një nga të moshuarve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se stafi në shtëpitë e të moshuarve, gjatë periudhës së pandemisë kanë qëndruar të karantinuar 24 orë, për shkak se mund të përbënin një rrezik për moshën e trete, e për këtë tha se janë shpërblyer me 50 mijë lekë plus pagës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?