Vaksinimi mbi 18-vjeç, do të aplikohen 4 llojet e vaksinave

Çdo person mbi 18-vjeç që ka marrë konfirmimin nga e-Albania për të kryer vaksinën anti-Covid, të martën dhe të mërkurën, e 29 dhe 30 qershorit, duhet të shkojë në pikat e përcaktuara të vaksinimit. Specialistja e ISHP, Iria Preza tregon se më së shumti do të jetë kinezja Coronavac, por dhe me tre llojet e tjera të vaksinave që aplikohen në vendin tonë.

Fushata dyditore për moshat e reja synon të parandalojë shpërthimet epidemike gjatë verës veçanërisht nga variant i ri ”Delta”. Paralelisht me fushatën dyditore do të vijojë procesi për vaksinimin e grupmoshave mbi 50 vjeç, sipas planit kombëtar të vaksinimit.

Të gjitha qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 08:00 të mbrëmjes.

SHKARKO APP