Vaksinimi ndaj Covid-19 i shqiptarëve nga Rusia dhe Serbia

Rusia dhe Serbia janë ofruar që të vaksinojnë shqiptarët në Ballkan. Ambasada e Rusisë u ofrua publikisht të sigurojë vaksinën e saj për qytetarët e Shqipërisë. “Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliardë doza të preparatit”, thuhet në postimin e ambasadës.

Një aspekt i pazakontë i postimit ishte se oferta e papritur, ishte formuluar mbi një foto “screenshot” të një postimi në Twitter të drejtorit të komunikimit të Kryeministrisë, Endri Fuga. Ky i fundit i kishte bërë ”retweet” një qëndrimi të Ursula von der Leyen, ku Presidentja e Komisionit Europian njoftonte me gëzim shpërndarjen e vaksinës për vendet e BE, dhe mbi të, Fuga shkruante se Ballkani Perëndimor ishte lënë sërish vetëm, edhe në krizën e Covid-19.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se ishte gati të ofronte vaksina për shqiptarët e Kosovës, duke theksuar se Serbia do të vazhdojë të “përkujdeset për popullin e saj në Kosovë”. Oferta e presidentit serb u cilësua si provokim nga politikanët në Kosovë. Rusia ka prodhuar variantet e saj të vaksinës të pagëzuar si Sputnik, ndërsa Serbia ka raportuar se është vendi i parë në Ballkan që ka arritur të marrë qindra mijë doza të vaksinës Pfizer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?