Vaksinimi në Europë, BE: Doza të mjaftueshme për 70% të të rriturve

Bashkimi Europian ka siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për të imunizuar 70 perqind të popullsisë së rritur. Në një deklaratë të shtunën, presidentja e Komisionit Europian tha se 500 milionë doza do të jenë shpërndarë për 27 vendet anëtare deri të dielën.

“Kam lajme të mira për qytetarët europianë sot. BE e mbajti fjalën. Këtë fundjavë ne do të kemi shpërndarë te shtetet anëtare vaksina të mjaftueshme për vaksinimin e 70% të personave të rritur. Deri nesër do të jenë shpërndarë 500 milionë doza të vaksinave”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ajo paralajmëroi se pandemia e Covid-19 vijon të jetë një kërcënim dhe se BE-ja është në gatishmëri për shpërndarjen e më shumë vaksinave, përfshirë kundër varianteve të reja.

“Nuk e kemi mundur ende Covid-19. Jemi të përgatitur të shpërndajmë më shumë vaksina, përfshirë kundër varianteve të reja. Tani shtetet anëtare duhet të bëjnë gjithçka të mundur për të rritur vaksinimet. Vetëm atëherë do të jemi të sigurt”.

Sipas Qendrës Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, 63,8 përqind e popullsisë së bllokut mbi 18 vjeç e ka marrë të paktën një doza të vaksinës, ndërsa 44,1 përqind eshtë imunizuar plotësisht. Më shumë së 320 milion nga dozat që janë shpërndarë rreth BE janë të Pfizer/BioNTech. 84 milionë janë të AstraZeneca-s dhe Oxford, 43,3 milionë të Moderna-s dhe 18 milionë të Johnson & Johnson, vaksina me një dozë.

SHKARKO APP