Vaksinimi nga gripi i stinës, Çomo: Rritje jo vetëm nga grupet e riskut

Këtë vit, ka pasur një vaksinim shumë të mirë të popullatës ndaj gripit stinor, jo vetëm për grupet e riskut. Shefja e shërbimit të Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Najada Çomo thotë se ka edhe njerëz që nuk i përkasin fashës së përfshirë nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falas por që kanë përzgjedhur që të vaksinohen ndaj gripit.

“Sivjet ka pasur një vaksinim shumë të mirë të popullatës për grupet e riskut. Ka edhe njerëz që nuk i përkasin kësaj fashë por që kanë përzgjedhur që të vaksinohet. Sivjet ka qenë një tendencë shumë e madhe që popullata të vaksinohet edhe ajo që nuk ka qenë e përfshirë në programin e ministrisë së Shëndetësisë. Nuk kemi fluks shumë të shtuar por çdo pacient që paraqitet në shërbim, paraqitet si potencial që edhe mund të rëndohet nga ana mjekësore”, -tha shefja e Infektivit për ”Atsh”.

Nga veriu në jug, në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit në nëntor të 2019 ka nisur vaksinimi kundër gripit falas për grupet e rrezikuara si: fëmijët, gratë shtatzanë, të sëmurët kronikë etj. Sipas saj, të prekurit nga gripi po shënojnë rritje për shkak edhe të periudhës së ftohtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?