Vaksinohen 6120 mësues/Manastirliu: Procesi po vijon në gjithë vendin pa asnjë problem

Në të gjithë Shqipërinë vijon procesi i vaksinimit anti-covid i mësuesve me vaksinën AstraZeneca. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se janë 6120 mësues që janë më të mbrojtur nga Covid-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës. Sipas ministres vijon në gjithë Shqipërinë vaksinimi i arsimtarëve, me ritme të mira dhe pa asnjë problem.

”Së afërmi, lajme të mira për intensifikimin e procesit të vaksinimit në ditët në vijim”, tha Manastirliu. Janë mbi 38 000 doza të vaksinës “AstraZeneca” që kanë mbërritur në 12 mars. Që prej datës 13 mars nisi vaksinimi antikovid i mësuesve dhe pedagogëve, fillimisht në Tiranë e mandej në të gjithë vendin.

”Duhet të vaksinohen të gjithë; për sa kohë dimë vendin e origjinës, s’ka pse të kemi frikë”, apelojnë mësuesit në kryeqytet, duke u shprehur se ndihen të siguritë me vaksinën anti-covid 19 të kompanisë AstraZeneca.

SHKARKO APP