Valbona tre javë pa drita, ekspertja e turizmit: Asnjë justifikim, jemi në kulmin e sezonit
Banorët e Valbonës dhe disa fshatrave te tjera në Tropojë, prej tre javësh po vuajnë mungesën e energjisë elektrike për shkak se rrjeti shpërndarës është dëmtuar nga moti i keq që përfshiu vendin.
”Situatë shqetësuese të shikosh Valbonën bosh, pa turistë kur është kulmi i sezonit dimëror dhe ky është një kontrast shumë i madh krahasuar me Kosovën për shembull që ka tipare të njëjta të turizmit me Rugovën ishte plot deri në fillim të janarit ndërkohë që Valbona ishte bosh dhe njerëzit ishin pa drita”,- thotë Albania specialistja e turizmit Flora Xhemani Baba duke e konsideruar të pajustifikueshme këtë gjendje.
Sipas autoriteteve energji elektrike nuk ka pasur prej datës 30 dhjetor. OSHE ka nisur përpjekjet për rregullimin e situatës dhe se shkak për këtë janë bërë rrëzimi i 20 shtyllave elektrike dhe dëtmimi i mbi 30 traversave prej kushteve atmosferike. Linja elektrike prej rreth 30 kilometrash aktualisht prej autoriteteve thuhet se është riparuar deri në Dragobi në gjysmën e parkut kombëtar të Valbonës.
Nga ana tjetër, Baba tha se për turizmin dimëror vuan tejmase mungesën e infrastrukturës. Ajo përmendi vështirësitë për t’iu qasur Thethit, pikërisht për mungesën e një rruge të kalueshme. Për rastin e Valbonës ajo tha se ajo qaset më lehtë pasi rruga është e kalueshme, mirëpo këtë vit turizmi është dëmtuar tërësisht prej kësaj situate.